FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

“I mbushur me shenja dhe rrudha”

Femrat besojnë se me dietën e duhur dhe pak palestër trupi do të qëndrojë gjithnjë në formë. Por një nënë australiane dhe blogere, Mel Watts vendosi të postonte dy fotografi në Instagram, një gjatë kohës që ishte 30 javëshe shtatzënë dhe një 4 ditë pasi kishte lindur.

Ajo shkruajti se teksa trupi i saj ishte “i mbushur me shenja dhe rrudha”, ai solli në botë një jetë, djalin e saj të vogël.

“Kaq shumë herë kam patur dyshim për trupin tim, jam përpjekur të fsheh çfarë nuk më pëlqen. Në të vërtetë, ky trup ka bërë gjithçka që kam dashur ndonjëherë. Sigurisht nuk është trup revistash e për reklamim të rrobave të banjës, që për disa mund të ketë shumë rëndësi. Por për mua dhe bashkëshorti tim është vendi ku u rritën fëmijët tanë. Është vendi ku nisi gjithçka ne duam”.  

Swiss Digital Desktop Reklama

Vendimi i Watts për të publikuar këto imazhe ka ngjallur mjaft reagime në rrjetet sociale.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?