
Kryeministri Edi Rama ka bërë me dije se brenda disa javësh në PasqyrAlbania, një një seksion të veçantë të quajtur Flamingo Mirror (Pasqyra e Flamingos), do të ekspozohet gjithçka që lidhet me investimet në Sazan e Zvërnec.
“Platforma nuk përdor të dhënat e mbledhura për t’i çuar një njoftim, por vetëm nëse individi i thotë shtetit: “Dua të më njoftosh sapo të dalë, s’dua ta marr vesh pas një viti. Nuk dua të dëgjoj nga ndërmjetësit mediatikë apo të keqinformohem nga pasqyrat mediatike; dua që ti të më japësh informacion në kohë reale.”
PasqyrAlbania duhet të informojë në kohë reale çdo qytetar kur ka rrezik zjarri. Mjeti themelor i Pasqyrës është kartela publike. Pasqyra nuk ka asnjë tekst propagandistik, asnjë deklaratë se çfarë do të bëjë; ka vetëm se çfarë bën qeveria, parlamenti dhe pushteti gjyqësor sot.
Kartela publike plotëson disa kritere shumë të thjeshta: cila është puna që po bëhet, në interes të kujt është, cili institucion po e ndjek, ku janë dokumentet, cili është statusi dhe cila është prova?
Së shpejti, brenda çështjes së javëve, shfaqja e parë e Pasqyrës, sepse është një punë goxha e madhe për të ndërtuar gjithë këtë arkitekturë të re, do të jetë një komponent, ‘Flamingo Mirror’, ku do të ekspozohen nga A-ja te Zh-ja të gjitha aspektet e mundshme që lidhen me një çështje me rëndësi të veçantë.
Në rastin konkret, tema e Sazanit, e Nartës-Pishporos, jo Nartës-Vjosës, nuk ka; është lajm i rremë. Do të jetë e gjitha e ekspozuar, me dokumentet përkatëse, të dhënat e procesverbaleve, statusin e negociatave, referencat ligjore për të gjitha pikat e ngritura si problem dhe pastaj do të pasurohet hap pas hapi”, tha Rama.
