FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Ja pse yjet e Hollywood mbanin fjongo blu në tapetin e kuq të “Emmy”

Disa nga yjet e Hollywood mbanin në veshjet e tyre fjongo blu me mbishkrimin ACLU, ndërsa shfaqeshin në tapetin e kuq të Çmimeve Emmy. Por çfarë nënkupton ky simbol? Pas fushatës presidenciale të vitit 2016, Hollywood është bërë më politik se kurrë.  Dhe çmimet Emmy të këtij viti nuk ishin përjashtim, pasi yjet përdorën tapetin e kuq për të bërë një deklaratë politike. Shumë të famshëm mbanin fjongo blu për të mbështetur Bashkimin Amerikan për Liritë Civile. ACLU është organizatë jofitimprurëse që mbron liritë dhe të drejtat e njeriut dhe është kundër presidentit të Amerikës Donald Trump. OJF ka qenë në qendër të vëmendjes kohët e fundit për shkak të konfrontimeve të saj me administratën Trump mbi politikat që ka ndjekur, duke përfshirë ndalimin e myslimanëve dhe mocionin për t’i dhënë fund programit DACA.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?