FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Kampusi ”Poli i Dijes” në Korçë, Rama poston fotot: Investim për të ardhmen e të rinjve

Kampusi i ri universitar në Korçë, Poli i Dijes ka përfunduar së ndërtuari. Kryeministri Edi Rama shkruan se ky investim hap një kapitull të ri për arsimin dhe të rinjtë në qytet. Teksa ka postuar fotot, shefi i qeverisë shkruan se ky projekt, forcon më tej identitetin e qytetit të Korçës që ofron mundësi në arsim për të rinjtë, një prej shtyllave më të rëndësishme të zhvillimit afatgjatë.

Postimi i plotë

Përfunduan punimet në Polin e Dijes, një investim i rëndësishëm që i shtohet infrastrukturës arsimore të Korçës dhe hap një kapitull të ri për arsimin dhe të rinjtë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Me auditorë, laboratorë dhe bibliotekë të pajisura sipas standardeve bashkëkohore, Poli i Dijes ofron kushte të shkëlqyera për formimin akademik dhe profesional
Arsimi mbetet një nga shtyllat më të rëndësishme të zhvillimit afatgjatë të Korçës dhe investime të tilla janë investime të drejtpërdrejta në të ardhmen e qytetit.

Swiss Digital Mobile Reklama

Përmes këtij projekti, Korça forcon më tej identitetin e saj si qytet i dijes, arsimit dhe mundësive për të rinjtë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?