FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos: Mbyllim negociatat në 2027 dhe do ngjitem Korabit me Ramën!

Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos, është shprehur se mbështet fuqishëm vizionin e Shqipërisë për mbylljen e negociatave deri në vitin 2027. Nëse ky objektiv do të arrihet, Marta Kos premtoi se do të ngjisë malin e Korabit bashkë me kryeministrin Rama.

“Ne mblidhemi këtu sa herë që flasim për kapitujt. Por gjithçka që bëjmë e bëjmë për njerëzit. Kjo mbështetje kaq e lartë në vendin tuaj, është udhëheqja më e mirë që mund të ketë vendi.

Shqipëria po shfrytëzon këtë moment historik ku zgjerimi është edhe njëherë përparësi e BE-së. Nëse dikush e kupton se kjo derë mundësie nuk mund të jetë e hapur gjithmonë, ky është vendi juaj. Dhe duke kuptuar këtë ju mund të jeni të suksesshëm.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kur flasim për datën ju thashë që mbështesim vizionin e Shqipërisë për mbylljen e negociatave deri në vitin 2027 dhe pastaj do i ngjitem Korabit bashkë me kryeministrin. Kjo është e vetmja piketë mbyllëse që kam pasur sot. Por mund t’i ngjitemi edhe kullës Eifel”, tha mes të tjerash Kos

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Protesta po prodhon edhe dhunë, a jeni dakort me këtë menyrë reragimi?