FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Konfindustria-qeverisë: Rrisni konkurrencën për thithjen e investimeve

Biznesi vendas i është drejtuar qeverisë së re me disa kërkesa të cilat do të ndikonin në përmirësimin e ambientit ekonomik në vend.

Me anë të një njoftimi për mediat, Konfidustria apelon për marrjen e masave për rritjen e domosdoshme te investimeve vendore dhe sidomos te huaja ne ekonominë kombëtare.

Ndërsa rekomandon një ndryshim në mënyrë thelbësore të politikave ekonomike, fiskale dhe financiare. Biznesi vendas kërkon që të ndërhyhet sidomos në hapjen e tregjeve nëpërmjet luftës kundër:- monopoleve, karteleve dhe oligopoleve, – korrupsionit te te gjitha llojeve dhe kryesisht te tipit të “state capture/kapjes se shtetit” ne prokurime, koncesione apo privatizime.

Swiss Digital Desktop Reklama

Për të pasur një ekonomi më konkurrente me vendet e rajonit, Konfindustria thotë se duhet ndërtimi i politikave fiskale te ngjashme me vendet e rajonit. Përmirësimi i ndërtimit dhe funksionimit te sistemit financiar dhe bankar, shihen si parakushtet për rritjen e dëshiruar të investimeve te huaja dhe te vendit.

Swiss Digital Mobile Reklama

Konfindustria vlerëson, se Shqipëria ka rënie të theksuar në fuqinë konkurruese te tërheqjes se investimeve të huaja në Rajon.

Ndërsa përmend se 60% e investimeve të huaja në vend për vitin 2016 do të përbeheshin vetëm nga dy projekte të filluara vite me parë sikurse janë TAP dhe HEC Devollit.

Ndikimi i investimeve te huaja ne punësim të qëndrueshëm në afatgjate është tejet i kufizuar.

Sipas Konfindustrisë, përmirësimi i ekonomisë në vend do të ndikonte në ndërprerjen e Largimeve masive të shqiptarëve drejt vendeve të BE-së , shumica fuqi e re punëtore.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?