FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Low: Nuk kam futbollistë skarco, besoj verbërisht te ata …

Trajneri i Gjermanisë, Joachim Low beson se skuadra e tij do të reagojë në ndeshjen e dytë ndaj Suedisë, pas disfatës ndaj Meksikës. Duke folur në prag të ndeshjes së dytë, ai është shprehur i bindur se futbollistët do të reagojnë.

“Unë jam i sigurt se ekipi do të reagojë dhe të gjitha kritikat që na janë bërë kanë qenë plotësisht të justifikueshme. Përse duhet ta humbasë besimin te futbollistët e rëndësishëm që kam në skuadër? Fakti që nuk luajtën një ndeshje të mirë nuk do të thotë se janë bërë futbollistë skarco. Ndoshta do të ulet në stol një ose dy prej tyre, por unë jam ai që beson verbërisht te ekipi që ka në dispozicion dhe do të korrigjojmë gabimet që bëmë në ndeshjen e parë. Unë kam shumë besim te Gjermania ime”, u shpreh Low.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?