FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Majko: 10 qershori datë feste që bashkon shqiptarët, na e dhuroi zoti dhe historia

Deputeti i Partisë Socialiste Pandeli Majko nuk e sheh si rastësi datën 10 qershor, pasi sipas tij ka një përmbajtje të veçantë për shqiptarët.

Nëpërmjet një postimi në Facebook, ai ka uruar 10 qershorin si datë feste që bashkon shqiptarët.

“Na e dhuroi zoti dhe historia”, shkruan Majko.

Swiss Digital Desktop Reklama

Postimi i plotë i Pandeli Majkos:

Swiss Digital Mobile Reklama

“Në 10 qershor 1878 u krijua Lidhja e Prizrenit…Në 10 qershor 1999 tërhiqen trupat serbe nga Kosova… Në 10 qershor 2007 viziton për herë të parë Shqipërinë, Preisdenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës… Janë shumë ngjarje që përjshtojnë rastësinë e kësaj date!

Po e kujtoj këtë datë me hyrjen e trupave mike britanike në Kosovë në qershor 1999. Gëzuar 10 qershorin festën që bashkon shqiptarët. Na e dhuroi zoti dhe historia.”

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?