Mbahet sot në Bruksel samiti i zgjerimit të BE-së, merr pjesë edhe kryeministri Rama

Zhvillohet sot në Bruksel samiti për zgjerimin e BE-së, i cili do të bëjë bashkë udhëheqësit e vendeve kandidate për anëtarësim në Union, ndërsa punimet pritet të nisin në orën 14:00 deri në 17:00.

I pranishëm do të jetë edhe kryeministri Edi Rama. Po ashtu, do të jenë kryeministri malazez Milojko Spajiç, ai maqedonas Hristijan Mickoski, presidenti serb Aleksandër Vuçiç, presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy si dhe ajo moldave Maia Sandu. Nga Unioni do të jetë Presidenti i Këshillit Evropian, Antonio Costa.

Ky takim synon që të përforcojë zërat e vendeve kandidate në një moment kur presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen e ka rinisur procesin, duke e riemërtuar zgjerimin si “ribashkim i Evropës”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Samiti do të ofrojë një platformë të parë të këtij lloji për udhëheqësit e vendeve kandidate për të shprehur perspektivat e tyre mbi rrugën e zgjerimit, nga vendosmëria e Ukrainës dhe Moldavisë mes luftës së vazhdueshme në Ukrainë deri te pritja dekadashe e Ballkanit Perëndimor për anëtarësim, ku secili udhëheqës do të sjellë njohuritë e veta se si perceptohet zgjerimi nga pikëpamja e kombit të tyre dhe çfarë do të sjellë rruga përpara.

Swiss Digital Mobile Reklama

Sa i përket vendi tonë, udhëheqësit evropianë kanë vlerësuar përparimin e jashtëzakonshëm kohët e fundit dhe tani është një nga kandidatët kryesorë që synon anëtarësimin deri në vitin 2030.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Pas vendimit të gjykatës kushtetuese a duhet liruar Erion Veliaj dhe të gjykohet në gjëndje të lirë?