Rama i kërkon Spiropalit të ndalë postimet kritike: Po vazhdove do të nxjerrim nga grupi parlamentar!

Sot u mbajt mbledhja e grupit parlamentar të Partisë Socialiste, ku një nga pikat është edhe pozicioni që ka marrë ish-ministrja Elisa Spiropali, me qëndrimet që shfaqen me kritikë  dhe aludime ndaj situatës në PS.

Mësohet se kryeministri dhe kryesocialisti Edi Rama i ka kërkuar Spiropalit që të ndalë postimet, duke i thënë që nuk duhen drama në parti. Spiroplai ka kërkuar të përgjigjet por nuk është lejuar.

Në retorikën e tij, Rama mësohet t’i jetë drejtuar Spiropalit me fjalët: “O je me ne, ose përballë nesh. Herën e parë nuk votove, të dytën bëre çarçaf, të 3-tën del nga grupi”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Spiropali tentoi të japë sqarimet e saj, por kryeministri nuk i dha hapësirë për të vijuar reagimin në atë moment.

Swiss Digital Mobile Reklama

Sipas gjasave duket se Elisa Spiropali e ka prerë biletën ….

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?