Mbyllet protesta, kërkohet anulimi i projektit në Zvërnec. Qytetarët: Nesër sërish përpara Kryeministrisë

Për të tretën ditë radhazi qytetarët protestuan lidhur me projektin për investim në Zvërnec të Vlorës. Qytetarët u grumbulluan në sheshin “Skënderbej” dhe nga aty marshuan drejt Ministrisë së Brendshme dhe më pas drejt Kryeministrisë.

Me pankarta në duar qytetarët kërkojnë anulimin e projektit, duke shprehur shqetësimet e tyre për ndikimin që ai mund të ketë në mjedis dhe në pasuritë natyrore të zonës.

Duke iu përgjigjur ftesës së kryeministrit Edi Rama për të bashkëbiseduar me një grup prej tyre, qytetarët thërrasin “Nuk ka dialog”. Në fund të protestës që u mbyll pak minuta më parë, ata bënë thirrjes që nesër sërish do të protestojnë në orën 18:00.

Swiss Digital Desktop Reklama

Lexoni edhe:

Swiss Digital Mobile Reklama

Protesta/ Qytetarët kundër zhvillimeve në Zvërnec: Anuloni projektin dhe ndryshoni politikat e investimeve

Gazetarja Ola Xama thirrje protestuesve: Mos u ulni në negociata me Ramën

Topuzi: Zvërneci si treg shitje vilash apo turizëm elitar?

Protesta për Zvërnecin, Qafoku zbulon emrat: Një bord me 13 veta për të diskutuar me Ramën

Firma investuese zotohet se do t’i respektojë proceset publike pas protestave ndaj projektit në Zvërnec

Protesta e tretë kundër projektit në Zvërnec, qytetarët: Rama, anulo projektin

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?