Dhunimi i të riut në protestë, ministri Demo: Pezullohen dy efektivë policie për tejkalim kompetencash

Ministri i Punëve të Brendshme, Ervin Demo, ka bërë të ditur se dy punonjës të Policisë së Shtetit janë pezulluar nga detyra për shkak të tejkalimit të kompetencave gjatë protestave në Tiranë.  Vendimi erdhi pasi në rrjetet sociale janë publikuar dhe kanë qarkulluar pamje tejet të rënda, ku shihen efektivë të Policisë duke tërhequr zvarrë një të ri protestues dhe duke e goditur atë me shkelma, ndërsa ndodhej i shtrirë përtokë.

Ministri thekson se është njohur me dy rastet përmes pamjeve të publikuara në media dhe rrjetet sociale, ndërsa ka kërkuar verifikimin e tyre nga strukturat përkatëse. Demo tha se ka kërkuar që reagimi i policisë të jetë proporcional dhe brenda kufijve të ligjit, duke theksuar se do të hetohet çdo rast i tejkalimit të kompetencave nga efektivët. “Ligji absolutisht do të jetë i barabartë për të gjithë, si për ata që, të motivuar politikisht, dhunojnë me synimin për të krijuar kaos në Shqipëri, ashtu edhe për uniformat të cilat tejkalojnë kompetencat e ligjit”, u shpreh ministri.

Demo akuzoi gjithashtu organizatorët e protestave për nxitje të akteve të dhunës ndaj policisë, institucioneve dhe pronës private. Ai theksoi se reagimi i forcave të rendit duhet të jetë proporcional dhe në përputhje me ligjin. Ministri u bëri thirrje prindërve të mos lejojnë përfshirjen e të miturve në akte të dhunshme, ndërsa siguroi qytetarët se garantimi i rendit dhe sigurisë publike do të vijojë të jetë prioritet.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

VIDEO e rëndë/ I riu po qëndronte pa lëvizur, por polici e përplas dhunshëm përtokë dhe…

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A jeni dakort me djegiet e bizneseve që po bëjnë protestuesit?