VIDEO e rëndë/ I riu po qëndronte pa lëvizur, por polici e përplas dhunshëm përtokë dhe…

Pamje shqetësuese janë shënuar në ditën e katërt të protestës para Ministrisë së Arsimit, ku një ndërhyrje e policisë ndaj një të riu ka përfunduar me rrëzimin e tij të dhunshëm në tokë.

Siç shihet në videon e fiksuar nga gazetari i ”Koha Jonë” Daniel Muçaku, ngjarja është regjistruar në ”Rrugën e Durrësit”, në një moment tensioni mes protestuesve dhe forcave të rendit. Në pamjet e publikuara, një efektiv policie shihet duke goditur të riun dhe duke e përplasur me forcë përtokë, ndërsa ky i fundit duket i palëvizur në rrugë përpara ndërhyrjes.

Menjëherë pas incidentit, disa efektivë të tjerë afrohen dhe rrethojnë të riun, ndërsa situata në zonë mbetet e tensionuar. Protesta ka vijuar për disa orë, ndërsa gjatë ditës raportohet për shoqërimin e disa personave, kryesisht të rinj. Po ashtu, policia ka përdorur disa herë gaz lotsjellës për të shpërndarë protestuesit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A jeni dakort me djegiet e bizneseve që po bëjnë protestuesit?