Ministri Lamallari: Kontrolle intensive në terren kundër ndërtimeve pa leje, 67 masa administrative në një muaj

Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari, ka bër me dije sot se janë intensifikuar masat për parandalimin e ndërtimeve pa leje në territor, ku vetëm muajin e fundit janë vendosur 67 masa administrative.

Gjatë një konference për shtyp, Lamallari tha se masat e administrative të vendosura gjatë këtij muaji arrijnë në shifrën e 122 milionë lekëve.

Mbrojtja e territorit është pasuri kombëtare. Ndaj duhet një hetim i thelluar mbi përgjegjësinë institucionale të gjithsekujt që ka pasur detyrën për të vepruar dhe nuk e ka bërë këtë. Po përdoren teknologji të avancuara përfshi edhe dronë dhe kamera jo vetëm për të parandaluar por dhe evidentuar të gjitha rastet e shkeljeve.

Swiss Digital Desktop Reklama

Gjobat kalojnë edhe në referim dhe përgjegjësi penale për të treguar se mbrojtja e territorit është prioritet absolut. Kushdo që tradhton uniformën do të përgjigjet para ligjit”, tha Lamallari.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se Shqipëria pranohet në BE deri në vitin 2030?