Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha: Shqipëria po ecën drejt BE-së me meritë dhe reforma konkrete

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, deklaroi sot se procesi i integrimit evropian të Shqipërisë po avancon mbi bazën e meritës, reformave dhe transformimit të qëndrueshëm institucional.

Në një reagim në rrjetin social X, Hoxha iu referua progresit të arritur në kuadër të procesit të negociatave me Bashkimi Evropian, pas zhvillimit të Konferencës së 8-të Ndërqeveritare mbi IBAR.

Hoxha theksoi se, më 14 tetor 2024 Shqipëria nuk kishte të hapur asnjë kapitull negociues, ndërsa vetëm 11 muaj më vonë, më 17 nëntor 2025, u hapën të 33 kapitujt e negociatave.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Ngjyrat në murin e zgjerimit po ndryshojnë sërish. Ato së shpejti do të bëhen të gjelbra, faza e fundit përpara se të bëhen blu deri në vitin 2030”, u shpreh Hoxha.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ministri theksoi se rruga e Shqipërisë drejt anëtarësimit në BE mbetet e besueshme vetëm nëse fitohet me meritë, bazohet në reforma reale dhe në një mentalitet evropian.

“Ajo që dikur dukej e largët apo e pamundur, tani po bëhet realitet hap pas hapi, reformë pas reforme dhe angazhim pas angazhimi”, nënvizoi ai.

Hoxha falënderoi ekipin negociator shqiptar, Komisioneren për Zgjerimin, Marta Kos dhe Komisionin Evropian për mbështetjen dhe përkushtimin në procesin e integrimit, si edhe presidencën aktuale qipriote të Këshillit të BE-së dhe shtetet anëtare për partneritetin dhe mbështetjen ndaj Shqipërisë.

Ai ritheksoi se Shqipëria do të vijojë punën deri në përmbylljen e plotë të procesit të anëtarësimit në Bashkimin Evropian, në kuadër të objektivit “Horizon 2030”.

“Nuk do të ndalemi derisa puna të përfundojë, sepse për Shqipërinë, kjo është rruga jonë drejt së ardhmes sonë dhe të gjitha rrugët të çojnë në Bruksel”, përfundoi Hoxha.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se Shqipëria pranohet në BE deri në vitin 2030?