Ministrja Sala: Diaspora, partner i pazëvendësueshëm në reformat tona të shëndetësisë

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Evis Sala në fjalën e saj në Samitin IV të Diasporës, në panelin 3 me titull “Diaspora dhe Sistemi Shëndetësor” falënderoi ekipin e mjekëve dhe specialistëve që kontribuojnë prej vitesh në sistemin shëndetësor shqiptar. Sala veçoi kontributet në distancë të dy mjekëve në fushën e Onkologjisë që kanë ndihmuar pacientët të përfitojnë kontrolle të specializuara me protokolle evropiane.

Ministrja Sala nënvizoi se “koha ka treguar që në shëndetësi gjithnjë e më shumë ndërtohen ura dhe jo mure.

Një gërshetim, një bashkëpunim sepse ne njohim ekspertizën e shkëlqyer që kemi këtu në Shqipëri, por shkëmbimi i eksperiencave është diçka e mrekullueshme

Swiss Digital Desktop Reklama

Jam e kënaqur dhe emocionuar doja vetëm të ndaja një detaj tjetër. Unë u ktheva këtu me një ekip shumë të mirë që të ndërtoj një sistem shëndetësor model, por kjo është një rrugë që as unë as ekipi im nuk e bëjmë dot pa ndihmën tuaj”, vijoi ajo.

Swiss Digital Mobile Reklama

Nga paneli i diskutimeve për shëndetësinë në Samitin IV të Diasporës, Sala u bëri thirrje profesionistëve brenda dhe jashtë vendit që të ndihmojnë në reformën në shëndetësinë shqiptare.

Sala tha se “Diaspora është dhe do mbetet një partner i pazëvendësueshëm në këtë drejtim”.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?