Ministrja Spiropali ndan foto nga takimi me homologen austriake dhe presidentin Van der Bellen
Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali ka zhvilluar një takim me presidentin e Austrisë, Alexander Van der Bellen dhe Ministren e Punëve të Jashtme Beate Meinl-Reisinger.
“Me Presidentin e Austrisë Alexander Van der Bellen dhe Ministren e Punëve të Jashtme Beate Meinl-Reisinger, për miqësinë e pakushtëzuar mes vendeve tona dhe mbështetjen e fortë që Austria vijon t’i japë integrimit të shpejtë të Shqipërisë në zemër të Europës”, shprehet ajo në postim në rrjetet sociale, ku ka ndarë edhe foto nga ky takim.


