FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Ministrja Spiropali në New York, merr pjesë takimin e Nivelit të Lartë të thirrur nga Zelensky dhe Carney

Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali ndodhet në New York të Amerikës, ku po merr pjesë në Javën e Nivelit të Lartë të sesionit të 80 të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së.

Gjatë qëndrimit në Nju-Jork Spiropali mori pjesë edhe në takimin e Nivelit të Lartë, të thirrur nga presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky dhe kryeministri kanadez, Mark Carney për kthimin e fëmijëve të deportuar të Ukrainës në shtëpi. Ministrja është e pranishme në hapjen e debatit të përgjithshëm në Asamblenë e OKB me mesazhin “Më mirë së bashku: 80 vite dhe më shumë për paqe, zhvillim dhe të drejtat e njeriut”.

Me ftesë të presidentes së Asamblesë së Përgjithshme të OKB, Annalena Baerbock, Spiropali do të marrë pjesë edhe në takimin vjetor të Platformës për Gratë Lidere të Asamblesë së OKB. Spiropali gjithashtu do të përfaqësojë Shqipërinë në disa takime të rëndësishme shumëpalëshe e bilaterale, ku në qendër të diskutimeve janë çështjet e sigurisë ndërkombëtare, zhvillimit të qëndrueshëm dhe të drejtave të njeriut.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?