Mobilizohet Policia, largon kangjellat nga rruga për të parandaluar trazirat gjatë protestës
Lajme E Enjte, 15 Tetor 2026 10:54
Efektivët e Policisë së Shtetit, këtë të enjte janë mobilizuar dhe kanë ndërhyrë duke hequr vetë kangjellat e vendosura në ”Rrugën e Durrësit”, me qëllim që protestuesit të mos i përdorin ato si mjete për akte të dhunshme. Ky veprim synon të shmangë përshkallëzimin e situatës dhe të parandalojë incidente të mundshme gjatë tubimit. Mbetet për t’u parë se si do të vijojë situata në terren dhe nëse protesta do të zhvillohet pa përplasje.

