FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Musai nderohet me Gold Award, Rama: Dëshmi e standardeve të larta shqiptare

Produktet shqiptare vazhdojnë të kërkohen gjithnjë e më shumë në tregjet botërore, ku vlerësohen për cilësinë dhe vlerat organike. Një tjetër vlerësim ka ardhur së fundi për vajin shqiptar të ullirit, “Musai” në Vlorë, i cili është vlerësuar nga revista “Olive Oil Times” në SHBA.

Kryeministri Edi Rama ka postuar në Facebook këtë vlerësim prestigjioz, që nxjerr në pah potencialin e varieteteve tona autoktone. Për Ramën ky vlerësim dëshmon cilësinë e jashtëzakonshme të prodhimit shqiptar.

“Një tjetër Gold Award për vajin shqiptar të ullirit, “Musai” në Vlorë. Vlerësim prestigjioz nga ‘Olive Oil Times’ në SHBA, për një nga konkurset më të rëndësishme në botë për cilësinë e vajit të ullirit, që nxjerr në pah cilësinë e jashtëzakonshme të prodhimit shqiptar dhe potencialin e varieteteve tona autoktone”, u shpreh Rama.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?