FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Mushkonjat pushtojnë Botërorin, situata del jashtë kontrollit!

Ndeshja Tunizi- Angli qe një torturë e gjallë, ku i gjithë stadiumi u pushtua nga mushkonjat.

Lojtarët u detyruan vazhdimisht të lyheshin me solucion kundër insekteve megjithëse nuk rezultoi fort e suksesshme.

Gazetarët raportuan se qenë miliona mushkonja të pranishme, prezenca e së cilave u bë e padurueshme.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Ndjeja sikur kisha të paktën 100,000 të tilla vetëm te flokët.” u shpreh njëri prej tyre.

Swiss Digital Mobile Reklama

Kudo qarkulluan fotot e futbollistëve dhe peripecive të tyre me mushkonjat si dhe e komentatores së BBC Sport, Natalie Pirks e cila teksa fliste i duhej të spërkaste zonën përreth.

“I kam në fytyrë, hundë, buzë, më ngjiten në vesh, te flokët, kudo.”

Javën e shkuar, mbi qytetin juglindor të Rusisë fluturuan helikopterë të posaçëm që lëshuan pesticide, me qëllimin për ta mbajtur nivelin e mushkonjave nën kontroll. Por mesa duket, qe e pamundur!

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?