Ndarja administrativo-territoriale, Rama shkon në Korçë
Ka nisur në Korçë takimi i kryeministrit Edi Rama në kuadër të turit për ndarjen e re administrative-territoriale në vend.
Në takim janë të pranishëm kryetarët e bashkive të juglindjes, deputetët e Qarkut të Korçës, si dhe përfaqësues të pushtetit vendor.
Në fokus të diskutimeve janë propozimet për ndryshimin e hartës administrative të vendit, ndërsa një prej çështjeve që pritet të sjellë debat është e ardhmja e Bashkisë Maliq.
Propozimi për shkrirjen e Bashkisë Maliq dhe bashkimin e saj me Bashkinë Korçë është kundërshtuar në Maliq, ku janë zhvilluar protesta, ndërsa kundërshtime kanë ardhur edhe nga punonjës të administratës bashkiake.
Mësohet se në këtë aktivitet është i pranishëm edhe Greg Rama, djali i kryeministrit Edi Rama, i cili ka shoqëruar të atin gjatë vizitës në Korçë.
KOHA JONË SONDAZH

