Nën dritën e fishekzjarreve, Edi Rama poston pamjet nga Maja e Tomorrit

Kryeministri Edi Rama ka ndarë mbrëmjen e kaluar pamje nga Maja e Tomorrit, e ndriçuar nga fishekzjarret, duke vënë në fokus rëndësinë shpirtërore dhe tradicionale të këtij vendi.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Rama e ka përshkruar Tomorrin si një vend ku ndërthuren besimi, tradita dhe drita, duke sjellë në vëmendje simbolikën që kjo majë mbart prej brezash. “Maja e Tomorrit mbrëmë, nën dritën e fishekzjarreve. Vendi i shenjtë, ku prej brezash besimi, tradita dhe drita bëhen një”, shkruan Edi Rama.

Mali i Tomorrit konsiderohet një prej simboleve natyrore dhe shpirtërore të Shqipërisë, ndërsa pelegrinazhi në këtë zonë është një traditë e hershme, veçanërisht për besimtarët bektashinj.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?