Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E enjte, 22 Tetor 2026, 23:37 Mentor Mataj, nga Zapodi i Kukësit drejt kinematografisë: Një ëndërr që mori jetë përmes sakrificës Aktor, regjisor, skenarist dhe producent, Mentor Mataj po ndërton rrugën e tij në kinematografinë shqiptare përmes pasionit, përkushtimit dhe projektit filmik “Triumf Pa Lavdi”.…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta para Kryeministrisë
  • Policia dhe plumbat
  • Sherri në Kuvend
  • Egnatia Conference League
  • Lana Nusseibeh
  • Monedha euro
  • Rama dhe ministrat
  • Ligji për Specialen
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta para Kryeministrisë
  • Policia dhe plumbat
  • Sherri në Kuvend
  • Egnatia Conference League
  • Lana Nusseibeh
  • Monedha euro
  • Rama dhe ministrat
  • Ligji për Specialen
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Nga revolta qytetare te kërkesat për reformë, ja çfarë kërkuan protestuesit në ditën e tetë

Lajme E diel, 7 Qershor 2026 19:23
Nga revolta qytetare te kërkesat për reformë, ja çfarë kërkuan protestuesit në ditën e tetë
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Gazetari Klevin Muka, i cili hapi protestën me fjalën e tij, iu bashkua tubimit qytetar që po zhvillohet para Kryeministrisë në Tiranë.
Në fjalën e mbajtur para protestuesve, ai renditi një sërë problematikash që, sipas tij, rëndojnë mbi jetën e qytetarëve shqiptarë, duke përmendur gjendjen e arsimit, shëndetësisë, infrastrukturës, si dhe vështirësitë me të cilat përballen pensionistët. Ashtu si shumë prej pjesëmarrësve të tjerë, ai kërkoi dorëheqjen e qeverisë.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

“I gjithë ky organizim quhet rini shqiptare. Bravo të gjithë prindërve që janë këtu. Fëmijët tanë do të jenë krenarë për ne. Ne duam drejtësi. Sot njerëzit urojnë njëri-tjetrin të mos kenë nevojë të shkojnë në spital, sepse sistemi shëndetësor është kthyer në një makth të vërtetë. Këtë betejë duhet ta bëjmë edhe për gjyshërit e gjyshet tona, për minatorët që sot janë lënë në mëshirë të fatit”, u shpreh Muka.
Nën thirrjen “Shqipëri e Re”, protestuesit artikuluan një sërë kërkesash që, sipas tyre, synojnë reformimin e sistemit politik dhe institucional në vend.
Ndër propozimet më të spikatura ishte kufizimi i mandatit të kryeministrit dhe presidentit në jo më shumë se dy mandate, si dhe ndarja e funksioneve ekzekutive nga ato parlamentare, duke kërkuar që kryeministri dhe ministrat të mos jenë njëkohësisht deputetë apo drejtues partish politike.

Mund t'ju interesojë

Deputetja e PS-së: Policia të mbajë përgjegjësi, skandaloze sesi janë përdorur plumbat e gomës

Deputetja e PS-së: Policia të mbajë përgjegjësi, skandaloze sesi janë përdorur plumbat ...

Para 9 orësh
Rama në mbështetje të Lana Nusseibeh: Një grua në krye të OKB-së, shpresë për një fillim të ri

Rama në mbështetje të Lana Nusseibeh: Një grua në krye të OKB-së, shpresë për një filli...

Para 10 orësh
Deputetja e PS, Muzhaqi zbulon paketën e masave për të rinjtë

Deputetja e PS, Muzhaqi zbulon paketën e masave për të rinjtë

Para 10 orësh

“Kryeministri dhe presidenti nuk duhet të kenë më shumë se dy mandate. Kryeministri dhe ministrat nuk duhet të jenë njëkohësisht deputetë dhe kryetarë partish. Sot shohim një përqendrim të pushtetit në pak duar. Kjo duhet të marrë fund, sepse prej këtu burojnë shumë prej problemeve që po përjeton vendi”, deklaroi një prej folësve.
Në fjalimet e mbajtura u ngritën gjithashtu shqetësime lidhur me funksionimin e sistemit të drejtësisë, duke kërkuar më shumë përgjegjësi dhe llogaridhënie për vendimmarrjen gjyqësore.
Protestës iu bashkuan qytetarë të moshave dhe profesioneve të ndryshme. Një pensionist që mori fjalën nga podiumi akuzoi klasën politike se ka lënë pas dore pensionistët dhe kërkoi ndryshime të thella në sistemin zgjedhor.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

“140 deputetët që votuan për rritjen e pagave të tyre, ndërsa pensionistët mbetën në harresë, duhet të mbajnë përgjegjësi. Duhet të ndryshojë Kodi Zgjedhor që askush të mos mbetet i përjetshëm në pushtet. Prona duhet t’i kthehet të zotit”, u shpreh ai.
Mes protestuesve ishte edhe një qytetare nga Shkodra, e cila prej më shumë se tri dekadash jeton në emigracion. Ajo akuzoi klasën politike se gjatë 35 viteve të fundit ka dështuar t’u krijojë shqiptarëve kushtet për të jetuar me dinjitet në vendin e tyre.
“Kam 34 vjet në emigrim dhe na ka ardhur në majë të hundës. Mos e braktisni Shqipërinë. Këtu duhet të bëjmë betejën tonë. Askush nuk është plotësisht i lumtur larg vendit të vet. I bëj thirrje emigrantëve të vijnë dhe të angazhohen për të ardhmen e Shqipërisë. Shqipërinë e duam më të mirë”, deklaroi ajo.
Një tjetër protestues, i ardhur nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, bëri thirrje për bashkim qytetar dhe për ndryshim politik, duke theksuar se emigrantët nuk janë larguar për t’i kthyer shpinën atdheut, por me shpresën për t’u rikthyer dhe për të kontribuar në zhvillimin e tij.

“Kam ardhur nga Amerika. Nuk kam ikur për të mos u kthyer më në atdhe. Si unë janë mijëra emigrantë shqiptarë në mbarë botën. Do të kthehemi për ta ndërtuar këtë vend. Rinia duhet të bashkohet dhe të angazhohet për të ardhmen e Shqipërisë”, tha ai.
Ndërkohë, protesta u shoqërua edhe me simbole që lidhen me fenomenin e emigracionit. Të rinjtë sollën në shesh një gomone, të cilën e paraqitën si simbol të largimit masiv të shqiptarëve ndër vite. Sipas tyre, ajo përfaqëson pasojat e keqqeverisjes dhe mungesës së perspektivës për shumë qytetarë.
Teksa protesta vijonte para Kryeministrisë, thirrjet për ndryshim politik dhe për një “Shqipëri të Re” mbetën mesazhi dominues i tubimit qytetar.

AV

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Mentor Mataj, nga Zapodi i Kukësit drejt kinematografisë: Një ëndërr që mori jetë përmes sakrificës
Para 7 orësh

Mentor Mataj, nga Zapodi i Kukësit drejt kinematografisë: Një ëndërr që mori jetë përmes sakrificës

Egnatia i shpëton fitorja në Danimarkë, por mbetet e pamposhtur në Conference League
Para 8 orësh

Egnatia i shpëton fitorja në Danimarkë, por mbetet e pamposhtur në Conference League

Bushati: Policia është dëm kolateral
Para 9 orësh

Bushati: Policia është dëm kolateral

”PD kërkon bashkëqeverisje”, deputeti i PS-së për sherrin në Kuvend: Teatër i shëmtuar
Para 9 orësh

”PD kërkon bashkëqeverisje”, deputeti i PS-së për sherrin në Kuvend: Teatër i shëmtuar

Më të lexuarat

1 Deputetja e PS-së: Policia të mbajë përgjegjësi, skandaloze sesi janë përdorur plumbat e gomës
Para 9 orësh

Deputetja e PS-së: Policia të mbajë përgjegjësi, skandaloze sesi janë përdorur plumbat e gomës

2 Furtunë në administratë, zbulohet mesazhi i Ramës për ministrat
Para 12 orësh

Furtunë në administratë, zbulohet mesazhi i Ramës për ministrat

3 Spartak Ngjela tregon veprimin që mund të krijojë pasoja të vështira për kryeministrin
Para 11 orësh

Spartak Ngjela tregon veprimin që mund të krijojë pasoja të vështira për kryeministrin

4 Gazetari Blendi Fevziu tallet me zv/ministren e Transporteve!
Para 13 orësh

Gazetari Blendi Fevziu tallet me zv/ministren e Transporteve!

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.