Nga shtëpitë e vjetra te banesat informale, Rama: Vijon puna për dokumentimin e pronësisë
Agjencia Shtetërore e Kadastrës (ASHK) vijon punën në terren për evidentimin dhe trajtimin e banesave pa dokumentacion pronësie, nga banesat e vjetra para vitit 1991 deri te ndërtimet informale.
Kryeministri Edi Rama publikoi pamje nga procesi, ndërsa ASHK njoftoi se ekipet ndodhen në fshatin Sul të Devollit deri më 25 shtator, ku po kryejnë verifikime pranë banorëve. ”Vijon puna për evidentimin dhe trajtimin e banesave pa dokumentacion pronësie, nga shtëpitë e vjetra të ndërtuara para vitit 1991, te banesat informale”.
Institucioni u ka bërë thirrje banorëve të jenë të pranishëm gjatë evidentimit, ndërsa në proces mund të përfshihen edhe qytetarët që nuk kanë aplikuar më parë për trajtimin e objekteve pa titull pronësie.
A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?
Results
Vota totale: 4235

