Ngjarja në Zvërnec, Rama: Nesër do flas për të vërtetat e projektit, përgëzime Policisë për reagimin e saktë

Kryeministri Edi Rama reagoi sot lidhur me ngjarjen e ndodhur në Zvërnec (Vlorë), teksa informoi se ditën e hënë do të flasë për një projekt të jashtëzakonshëm për Shqipërinë.

Në një postim në rrjetet sociale, Rama theksoi se “nesër e kam radhën unë për të folur për një projekt të jashtëzakonshëm për Shqipërinë, për të cilin punohet prej disa vitesh tanimë dhe i cili nuk ka asnjë lidhje me disa të pavërteta të mëdha, që janë hedhur në qarkullim ditët e fundit”.

Kreu i qeverisë u shpreh se “përgëzoj lidershipin e Policisë së Shtetit për reagimin e shpejtë e të saktë, qoftë ndaj atij grushti muskujsh pa tru me statusin e rojeve private të sigurisë, qoftë ndaj drejtuesve vendorë të policisë së Vlorës”.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Qasja e re e tolerancës zero ndaj çdo uniforme blu që cenon besimin e publikut, është e duhura”, tha Rama.

Swiss Digital Mobile Reklama

Kreu i qeverisë bëri të ditur se “për vetë projektin dhe të vërtetat e të pavërtetat rreth tij, më shumë nesër në 10:00. Live për të gjithë të interesuarit natyrisht”.

Banorë të fshatit Zvërnec, Vlorë organizuan dje një protestë në vendin e quajtur “Portonovë”, për të kundërshtuar zbatimin e një projekti ndërtimor nga një kompani private.

ATSH

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se Shqipëria pranohet në BE deri në vitin 2030?