FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Noka në Kukës, akuza për rrugën e Kombit

Kandidati i PD për qarkun Kukës, Flamur Noka ishte në fshatrat e Kukësit, Mamzës dhe Terthore, ku  akuzoi qeverinë për lënien në harresë të zonës dhe mos përfundimin e rrugës së Kombit me mbi dhe nënkalimet.

“Mos ngelet më nënkalim e mbikalim këtu pa mbyll, mos ngelet ujësjellës pa përfunduar, kanalizim, shkollëse vetëm PD mund ti bëj këto si bën kush tjetër. Ju e patë, katër vjet nuk deshën me e dit”, tha Flamur Noka,kandidat i PD-së.

Flamur Noka i ftoi të gjithë të votojnë Partinë Demokratike me 25 Qershor. Ai nuk kurseu akuzat ndaj rivalit socialist, Safet Gjici.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Mund tu mashtroj ju se ju vuri një transformator këtu për fushatë. Pagatori i Rilindjes të përdorë OSHEE për qëllime politike, elektorale është shkelje ligje. I bëj thirrje Edi Ramës të zhbllokojë ndihmën ekonomike të kuksianëve sepse e ka bllokuar prefektura. Nuk firmos prefekti me urdhër politik nga pagatori i Rilindjes, i cili kujton se duke iu bllokuar ndihmën ekonomike do të mund tju blejë nga 100 euro votën”, tha Noka./Tch

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?