FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

PR, Mediu: Rilindja shkatërroi plotësisht sektorin e bujqësisë

“Ekonomia e fortë, në bazë të një program të hartuar nga specialistët e kancelares Merkel, është motori që do të nxjerrë Shqipërinë nga kriza” u shpreh kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu në një takim me banorët e Prezës. I shoqëruar edhe nga kryetari i bashkisë së Vorës, Mediu paraqiti pjesë të programit ekonomik të “Republikës së Re, e cila sipas Mediut nuk është asgjë më shumë se kthimi i pushtetit dhe parave te duart e qytetarëve dhe jo më te klientela e dyshes që qeverisi për katër vjet.

Mediu u ndal në politikat që do të ndiqen për zhvillimin e bujqësisë, sektor i cili pothuajse u shkatërrua tërësisht gjatë qeverisjes së Rilindjes.

Gjithashtu Mediu nënvizoi edhe prioritet që do të ketë qeveria e drejtuar nga Lulzim Basha, ndaj shtresave në nevojë, duke i asistuar ato në pagesat e energjisë elektrike dhe të ujit.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Vetëm duke votuar nr.6, Partinë Demokratike dhe Lulzim Bashën, Preza dhe gjitha Shqipëria, do të dalin nga kriza ekonomike, duke kthyer mirëqenien dhe prosperitetin për çdo familje” përfundoi Mediu.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?