FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Protesta shtrihet edhe jashtë vendit, shqiptarët tubim në Mynih

Ndërsa në Tiranë po zhvillohet dita e 15-të e protestës qytetare, një tubim paralel është mbajtur edhe në Gjermani, ku shqiptarë të diasporës janë mbledhur në Mynih duke shprehur mbështetje për lëvizjen.

Sipas raportimeve, qytetarët shqiptarë në Mynih kanë mbushur sheshet e qytetit, duke kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe largimin e klasës aktuale politike në Shqipëri. Protestuesit kanë artikuluar thirrje në mbështetje të protestës që po zhvillohet në vend.

Gjatë tubimit është kënduar edhe kënga “Nuk ka si ty o Shqipëria ime”, e interpretuar në mënyrë kolektive nga pjesëmarrësit, si shprehje e emocioneve dhe lidhjes me vendin e origjinës.

Swiss Digital Desktop Reklama

Protesta në diasporë vjen paralelisht me zhvillimet në Tiranë, ku mijëra qytetarë janë mbledhur për të vijuar lëvizjen e tyre qytetare, e cila tashmë ka hyrë në ditën e 15-të radhazi.

Swiss Digital Mobile Reklama

Organizatorët e protestës e kanë cilësuar këtë periudhë si një nga lëvizjet më të qëndrueshme dhe më të gjera qytetare në vitet e fundit në Shqipëri, duke theksuar pjesëmarrjen e shtuar si brenda vendit ashtu edhe jashtë tij.

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?