Protestuesit sulmojnë bankën e nivelit të dytë, thyejnë xhama dhe bankomatin

Protestuesit kanë sulmuar me mjete të forta një bankë të nivelit të dytë në zonën e 9-katësheve në Tiranë, duke thyer xhamat e godinës dhe duke dëmtuar bankomatin.

Gjatë incidenteve, studentët dhe gjimnazistët kanë goditur bankën me mjete metalike. Po ashtu, protestuesit i kanë vënë zjarrin një infopoint-i që ndodhej pranë saj.

Ngjarja vjen pas përplasjeve të forta të shënuara më herët gjatë protestës në Tiranë, në zonën e Ministrisë së Arsimit, pranë Parlamentit dhe selisë së Partisë Socialiste.

Swiss Digital Desktop Reklama

Protesta e studentëve dhe gjimnazistëve është përshkallëzuar, me incidente në disa zona të kryeqytetit dhe ndërhyrje të forcave të policisë për shpërndarjen e turmave.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

PS a duhet të kandidojë në Bashkinë e Tiranës nga politika apo shoqeria civile?

Ke arritur limitin e votimit.

Results

Politika 3499 (34.6%)
Shoqeria civile 6628 (65.4%)

Vota totale: 10127