Rama: Rekorde në Rinas, mbi 1.7 milionë pasagjerë vetëm në gusht
Kryeministri Edi Rama ka publikuar shifrat më të fundit për trafikun në Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës, duke vënë theksin te rritja rekord e numrit të pasagjerëve gjatë muajit gusht. Sipas Ramës, deri më 27 gusht, aeroporti ka përpunuar 1.717 milionë pasagjerë vetëm gjatë këtij muaji. Kreu i qeverisë veçon edhe rekordin e shënuar më 17 gusht, kur në aeroport u përpunuan 60,291 pasagjerë dhe 326 fluturime brenda një dite.
Postimi i plotë
Vijojnë shifrat e larta në Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës, me 1.717 milion pasagjerë të përpunuar vetëm gjatë këtij muaji, deri më 27 gusht.
Rekord më 17 gusht, kur aeroporti përpunoi 60,291 pasagjerë dhe 326 fluturime brenda një dite të vetme.
Edhe gjatë muajit korrik Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës ka përpunuar afro 1.65 milion, 28.1% më i lartë se në të njëjtin muaj të vitit të kaluar.
Në raportin e saj të prillit 2026 për trafikun aeroportual, organizata europiane e aviacionit civil e renditi sërish Tiranën si aeroportin me rritjen më të shpejtë mujore në kategorinë e aeroporteve të mëdha.
KOHA JONË SONDAZH
A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?
Results
Vota totale: 5113

