Rama inspekton punimet në kantierin e ”Parkut Retro”: Dedikuar komunitetit dhe turistëve që po dynden gjithnjë e më shumë drejt Dibrës

Në Bulqizë po vijon puna në kantierin e ”Parkut Retro”, një projekt i ri me karakter inovator që synon të transformojë një zonë të degraduar të trashëguar nga periudha e regjimit të kaluar në një hapësirë funksionale publike dhe turistike. Kryeministri Edi Rama gjatë inspektimit tha se projekti shtrihet në rreth 11 hektarë dhe parashikon krijimin e një destinacioni të ri që ndërthur elemente ekonomike, kulturore dhe turistike në shërbim të komunitetit lokal dhe vizitorëve.

Në këtë park pritet të ndërtohen ambiente për tregje dhe minipunishte, hapësira rekreative për fëmijë, një info-point, qendër mikpritjeje, struktura akomoduese hoteliere si dhe parkime për turistët. Projekti synon të kthejë zonën në një pikë të rëndësishme ndalimi për vizitorët që udhëtojnë drejt Dibrës përmes Rruga e Arbrit, e cila po sjell një fluks gjithnjë e në rritje udhëtarësh në rajon.

”Në kantierin e “Parkut Retro”, një projekt inovator me sipërfaqe prej rreth 11 hektarësh, që do të jetëzojë një hapësirë asetesh publike të degraduara të viteve të regjimit të kaluar, ku do të krijohet një destinacion unik turistik në shërbim të njerëzve punëtorë të komunitetit, me mjedise për treg e minipunishte, si edhe park lojërash, info point, qendër mikpritjeje, struktura hotelerie dhe parkimi, për vizitorët e turistët që përmes Rrugës së Arbrit, po dynden gjithnjë e më shumë drejt Dibrës”,-shkruan Rama.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?