Rama me banorët në Zvërnec: Nëse fitoni në Gjykatë, paratë e ngrira kthehen
Kryeministri Edi Rama në takimin me banorët të cilët pretendojnë pronësi të sipërfaqeve tokësore në Zvërnec, ku është planifikuar të ndërtohet një resort luksoz, u sqaroi rëndësinë që ka hetimi i Prokurorisë së Posaçme për një prej pronarëve të tokës, proces që mund të sqarojë përfundimisht çdo pretendim mbi pronësinë.
Rama u shpreh se “prona është e shitur dhe është fat i banorëve që SPAK”-u po heton. Kryeministri tha se nëse gjykata i nxjerr këta banorë pronarë, paratë e ngrira të cilat bëhen para të shtetit, kthehen sërish nga shteti te pronarët.
Kryeplaku i Zvërnecit replikoi me kryeministrin duke u shprehur se “i kanë hequr titullin e pronësisë pa të drejtë”. Duke iu përgjigjur Rama tha se “unë të përgjigjem nga 2013-ta e këtej. Të më kishit zgjedhur më parë”.
“Nuk mund të bllokohet veprimtaria e shtetit derisa të gjendet e vërteta për çdo pronë. Fajtorin e gjen prokuroria dhe gjykata, qeveria e ka të ndaluar të merret me këtë punë”, u shpreh ndër të tjera Rama.
Edi Rama: Kur është kthyer?
Banori: I është dhënë certifikatë pronësie, s’di kujt.
Edi Rama: Ku është kthyer prona, këtë më thuaj.
Banori: 2009.
Edi Rama: E pra, 2009 unë e quaj denbabaden.
KOHA JONË SONDAZH

