Rama ndan pamjet: Drenim miniinvaziv i abscesit hepatik realizohet me sukses në spitalin rajonal Vlorë

Kryeministri Edi Rama informon se në Spitalin Rajonal Vlorë është realizuar me sukses një ndërhyrje kirurgjikale miniinvazive për drenimin e një abscesi hepatik, duke e cilësuar atë si një tjetër shembull të rritjes së cilësisë së shërbimit shëndetësor në spitalet rajonale.

Sipas Ramës, procedura moderne synon trajtim efektiv me traumë minimale kirurgjikale dhe rikuperim më të shpejtë të pacientit.

Ai thekson se teknikat miniinvazive, kur janë të përshtatshme për rastin klinik, mund të ofrojnë më pak dhimbje pas operacionit, qëndrim më të shkurtër në spital dhe kthim më të shpejtë në aktivitetet e përditshme.

Swiss Digital Desktop Reklama

Postimi i plotë

Swiss Digital Mobile Reklama

Drenimi Miniinvaziv i Abscesit Hepatik.

Në Spitalin Rajonal Vlorë u realizua me sukses një ndërhyrje kirurgjikale miniinvazive për drenimin e një abscesi hepatik, një procedurë moderne që synon trajtim efektiv me traumë minimale kirurgjikale dhe rikuperim më të shpejtë të pacientit.

Teknikat miniinvazive, kur janë të përshtatshme për rastin klinik, mund të ofrojnë më pak dhimbje pas operacionit, qëndrim më të shkurtër në spital dhe rikthim më të shpejtë në aktivitetet e përditshme.

Ndërhyrja u krye nga mjekët kirurgë Dr. Olsi Muçaj, Dr. Kristjan Musaraj dhe Dr. Edmond Breshanaj, duke dëshmuar profesionalizmin, përkushtimin dhe nivelin e lartë të shërbimit kirurgjikal që ofrohet në spitalin tonë

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?