Rama ndan pamjet nga takimi me Presidentin Bin Zayed në Abu Dhabi: Me mikun e shtrenjtë
Kryeministri Edi Rama, gjatë vizitës në Abu Dhabi, u prit sot në takim nga Presidenti Sheikh Mohammed Bin Zayed. Rama ndau pasditen e sotme pamjet e publikuara nga Agjencia e Lajmeve të Emirateve (WAM) lidhur me këtë takim. Ndërsa e cilësoi takimin vëllazëror, kryeministri Rama shprehu bindjen e fortë se për paqedashësit e ndërtuesit vullnetmirë të së ardhmes, më e mira është e gjitha përpara.
“Abu Dabi- Takimi sot me mikun e shtrenjtë, Presidentin Sheikh Mohammed Bin Zayed, ishte vëllazëror dhe me bindjen e fortë se për paqedashësit e ndërtuesit vullnetmirë të së ardhmes, më e mira është e gjitha përpara”, u shpreh Rama. Vizita e kryeministrit Rama në Abu Dabi synon të përcjellë mbështetje dhe solidaritet të drejtpërdrejtë me Emiratet e Bashkuara Arabe, ndërsa rikonfirmon lidhjet miqësore mes dy vendeve.
Sipas Agjencisë së Lajmeve të Emirateve (WAM), gjatë takimit, të dy palët diskutuan mënyrat për të zhvilluar më tej marrëdhëniet EBA-Shqipëri në sektorët prioritarë, veçanërisht ekonomi, tregti, energjinë e rinovueshme dhe teknologji, në interes të të dy vendeve.
KOHA JONË SONDAZH





