Rama ndan pamjet: Vijon puna për rilindjen e Manastirit të Kryengjëjve në Derviçan
Kryeministri Edi Rama ka ndarë këtë fundjavë pamje nga Manastiri i Kryengjëjve në Derviçan, duke vënë në fokus punën për restaurimin dhe rijetësimin e këtij monumenti të rëndësishëm të trashëgimisë kulturore dhe shpirtërore të Dropullit.
Në një postim në rrjetet sociale, Rama e cilëson Manastirin e Kryengjëjve si “një thesar të çmuar të Dropullit” dhe e rendit atë ndër 15 manastiret që dëshmojnë pasurinë e rrallë shpirtërore e kulturore të Qarkut të Gjirokastrës.
“Mirëmëngjes dhe me punën për rilindjen e Manastirit të Kryengjëjve në Derviçan, një thesar i çmuar i Dropullit dhe një ndër 15 manastiret që dëshmojnë pasurinë e rrallë shpirtërore e kulturore të Qarkut të Gjirokastrës, ju uroj një fundjavë të mbarë”, shkruan Rama.
Manastiri i Kryengjëjve përbën një prej dëshmive të rëndësishme të trashëgimisë së zonës së Dropullit, ndërsa ndërhyrjet për restaurimin e tij synojnë ruajtjen dhe rikthimin në vëmendje të vlerave historike, arkitekturore dhe fetare të këtij monumenti.
KOHA JONË SONDAZH

