Rama në Cernobbio, sot në panel me kryeministrin kroat. Mesdheu, një rol kyç për të ardhmen e Europës

Kryeministri Edi Rama ndodhet në Itali, ku po merr pjesë në edicionin e 52 të Forumit “Intelligence on the World, Europe and Italy”, që zhvillohet në Cernobbio, me pjesëmarrjen e liderëve të lartë politikë, institucionalë dhe ekonomikë nga Evropa dhe më gjerë.

Rama do të jetë pjesë e panelit “Agjenda për Evropën”, në kuadër të debatit me temë “Mesdheu i zgjeruar”. Në panel do të marrë pjesë edhe Kryeministri i Kroacisë, Andrej Plenković.

Diskutimi do të moderohet nga ish-Kryeministri i Italisë, Paolo Gentiloni, i cili aktualisht mban postin e Presidentit të Këshillit Këshillimor të EIB Global.

Swiss Digital Desktop Reklama

Forumi i Cernobbios mbledh çdo vit figura të rëndësishme të politikës, institucioneve dhe ekonomisë, me diskutime të fokusuara në zhvillimet aktuale në Evropë dhe në skenën ndërkombëtare.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A duhet liruar Erion Veliaj të drejtojë bashkinë nga zyra?