Rama për Guna Tactical: Investimi që sjell mbi 1000 vende të reja pune në industrinë shqiptare të mbrojtjes
Puna për funksionalizimin e plotë të kantierit të Guna Tactical vijon pa ndërprerje, me investimin që synon të marrë një rol të rëndësishëm në zhvillimin e industrisë shqiptare të mbrojtjes. Lajmin e ka bërë të ditur kryeministri Edi Rama, i cili thekson se projekti pritet të punësojë mbi 1,000 persona, duke krijuar të ardhura për familjet e tyre dhe duke sjellë ndikim të drejtpërdrejtë në komunitet.
Guna Tactical është krijuar si një ndërmarrje e përbashkët mes kompanisë shtetërore KAYO dhe kompanisë private MSSC. Aktiviteti i saj do të përqendrohet në projektimin, prodhimin, tregtimin dhe eksportin e uniformave ushtarake dhe aksesorëve. Sipas Ramës, produktet do të jenë të destinuara kryesisht për Forcat e Armatosura të Shqipërisë, strukturat e tjera të sigurisë, vendet e rajonit, si dhe vendet aleate të NATO-s.
”Vijon pa ndërprerje puna për funksionalizimin e plotë të kantierit të Guna Tactical, një investim me rëndësi në industrinë shqiptare të mbrojtjes, i cili do të punësojë mbi 1,000 persona duke gjeneruar të ardhura për familjet e tyre dhe duke ndikuar në komunitet çdo ditë. “Guna Tactical” është krijuar si një ndërmarrje e përbashkët mes kompanisë shtetërore KAYO dhe kompanisë private MSSC. Në fokus të aktivitetit është projektimi, prodhimi, tregtimi dhe eksporti i uniformave ushtarake dhe aksesorëve, kryesisht për Forcat e Armatosura, strukturat e tjera të sigurisë, vendet e rajonit dhe aleatë të NATO-s”,-shkruan Rama.
KOHA JONË SONDAZH
A mendoni se Erion Braçe apo Arbër Hajdari për kandidat për kryebashkiak në Tiranë nga PS?
Results
Vota totale: 2481

