Rama poston fotot: Finiqi nis vitin e ri shkollor me shkollë të re, 100 nxënës përfitojnë ambiente moderne

Kryeministri Edi Rama ka ndarë pamje nga shkolla e re në Finiq, e cila do të presë nxënësit në nisjen e vitit të ri shkollor. “Finiqi do ta nisë vitin e ri shkollor në kushte më të mira”, shprehet Rama, duke theksuar se shkolla e re ofron ambiente moderne dhe kushte bashkëkohore për rreth 100 nxënës dhe mësuesit e tyre.

Sipas kryeministrit, investimi është realizuar nga Ministria e Arsimit dhe Bashkia Finiq dhe është pjesë e programit për rehabilitimin dhe përmirësimin e infrastrukturës arsimore në të gjithë vendin. Rama thekson gjithashtu se, në kuadër të këtij programi, gjatë këtij viti do të hapin dyert 42 shkolla dhe terrene sportive të rehabilituara në të gjithë Shqipërinë.

”Nxënësit e Finiqit do ta nisin vitin e ri shkollor në kushte më të mira. Shkolla e re do të hapë dyert me ambiente moderne dhe kushte bashkëkohore, për të pritur 100 nxënës dhe mësuesit e tyre, falë investimit të Ministrisë së Arsimit dhe Bashkisë Finiq. Ky investim është pjesë e programit për rehabilitimin dhe përmirësimin e infrastrukturës arsimore në gjithë vendin në kuadër të këtij programi, këtë vit do të hapin dyert 42 shkolla dhe terrene sportive të rehabilituara në të gjithë vendin”,-shkruan Rama.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?