Rama poston fotot: ”Rexhep Mezini” hap dyert me ambiente moderne dhe kushte bashkëkohore

Nxënësit e Shkollës së Mesme të Bashkuar dhe kopshtit “Rexhep Mezini” në Ishëm të Durrësit do ta nisin vitin e ri shkollor në ambiente tërësisht të rikonstruktuara dhe moderne. Kryeministri Edi Rama ka publikuar pamje nga godina e re arsimore, e cila është pajisur me ambiente funksionale për mësimdhënie, zhvillim krijues dhe aktivitete sportive.

Objekti i ri arsimor përfshin bibliotekë, laboratorë modernë, palestër të mbyllur, fusha sportive dhe hapësira të jashtme të dedikuara për nxënësit, stafin pedagogjik dhe komunitetin. Sipas Ramës, kjo shkollë është ndërtuar sipas standardeve të Bashkimit Europian dhe synon të krijojë kushte më të sigurta e gjithëpërfshirëse për edukimin e fëmijëve.

”Këtë shtator, nxënësit e shkollës së Mesme të Bashkuar dhe kopshtit “Rexhep Mezini” në Ishëm të Durrësit, do të mësojnë, krijojnë dhe luajnë në mjedise krejt të reja, bashkëkohore, me bibliotekë të pasur, laboratorë modernë, palestër dhe ambiente të jashtme në funksion të fëmijëve, personelit arsimor, por edhe gjithë komunitetit. Një investim me standardet e Bashkimit Europian, që ofron siguri dhe hapësira për zhvillimin gjithëpërfshirës të nxënësve, ky objekt arsimor u ndërtua me mbështetjen e #KfW dhe #FSHZH”,-shkruan Rama.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?