Rama promovon Bujtinën ”Sophie” në Libohovë: Një histori suksesi e turizmit dhe gastronomisë vendase

Kryeministri Edi Rama ka promovuar bujtinën ”Sophie” në Libohovë të Gjirokastrës, duke e cilësuar atë si një shembull të zhvillimit të turizmit dhe gastronomisë lokale.

Në një postim në rrjetet sociale, Rama ndau historinë e sipërmarrjes së Marika Karanxhës, e cila, me mbështetjen e Programit IPARD, ka ngritur një bujtinë me 11 dhoma, ku tradita e zonës ndërthuret me komoditetin bashkëkohor.

Rama veçoi edhe bashkëpunimin e bujtinës me rreth 15 familje fermere të zonës, prej të cilave sigurohen produkte të freskëta vendase për gatimet që u shërbehen vizitorëve.

Swiss Digital Desktop Reklama

”Në Libohovë, Gjirokastër, bujtina “Sophie”, e mbështetur nga Programi IPARD, ofron akomodim në 11 dhoma, duke ndërthurur traditën me komoditetin bashkëkohor. Në bashkëpunim me rreth 15 familje fermere të zonës, ajo sjell produkte të freskëta vendase dhe promovon turizmin e gastronominë e Libohovës”,-shkruan Rama.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?