Rama promovon fermën e Alban Sulit: Skema e Investimeve 2025 po rrit konkurrueshmërinë e agrobiznesit

Kryeministri Edi Rama ka ndarë në rrjetet sociale historinë e suksesit të fermës së Alban Sulit, një sipërmarrje që ka ndërtuar një zinxhir të integruar nga kultivimi deri te përpunimi dhe paketimi i produkteve bujqësore.

Rama vlerëson zhvillimin e fermës, e cila është e fokusuar te kultivimi i bimëve aromatike dhe mjekësore, veçanërisht çajit të malit dhe rigonit, si edhe te prodhimi në sera.

Kryeministri thekson se mbështetja përmes Skemës së Investimeve 2025, e orientuar drejt zgjerimit të kapaciteteve prodhuese dhe modernizimit të teknologjisë së përpunimit, po rrit konkurrueshmërinë e fermës dhe vlerën e produkteve shqiptare, duke nxitur më tej zhvillimin e agrobiznesit në vend.

Swiss Digital Desktop Reklama

”Ferma e Alban Sulit, një sipërmarrje që ka ndërtuar një zinxhir të integruar nga kultivimi deri te përpunimi dhe paketimi i produkteve bujqësore, me fokus te bimët aromatike dhe mjekësore, veçanërisht çaji i malit dhe rigoni, si edhe te prodhimi në sera Prej rreth 8 vitesh, kjo fermë ka zgjeruar vazhdimisht aktivitetin e saj, duke konsoliduar praninë në treg dhe duke rritur vlerën e produkteve shqiptare. Mbështetja përmes Skemës së Investimeve 2025, e orientuar drejt zgjerimit të kapaciteteve prodhuese dhe modernizimit të teknologjisë së përpunimit, po rrit konkurrueshmërinë dhe vlerën e produkteve”,-shkruan Rama.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?