FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Rama publikon foton me Macron: Rikonstruksioni i Liceut Francez të Korçës në tryezën e Presidentit francez

Screenshot

Kryeministri Edi Rama, ka ndarë një foto me Presidentin e Francës, Emmanuel Macron, të realizuar gjatë vizitës së tij në Paris. Rama bën me dije se rikonstruksioni i Liceu Francez i Korçës është tashmë në tryezën e Presidentit francez, duke e cilësuar atë si një nga projektet që po ndiqen nën kujdesin e Macron pas vizitës së tij historike në Tiranë.

Kreu i qeverisë shqiptare vlerësoi marrëdhëniet mes dy vendeve, duke theksuar se një dekadë më parë do të ishte e paimagjinueshme që Franca të tregonte një angazhim të tillë ndaj Shqipërisë dhe që vendi ynë të konsiderohej partner strategjik i Francës në rajonin e Ballkanit.

”Sot edhe Rilindja e Liceut Francez të Korçës është në tryezën e Presidentit të Francës, si një ndër projektet nën kujdesin e tij, pas vizitës historike në Tiranë. *një dekadë më parë Franca që kujdeset për Shqipërinë dhe Shqipëria që konsiderohet partner strategjik i Francës në Ballkan, do të ishte e paimagjinueshme”,-shkruan Rama.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?