Rama rikthehet në Gjermani si pjesë e grupit të miqve të nderit në ceremoninë prestigjioze Charlemagne Prize

Kryeministri Edi Rama do të zhvillojë një vizitë në Aachen, Gjermani (13 dhe 14 maj), për të qenë i pranishëm në ceremoninë tradicionale të akordimit të Çmimit të Karlit të Madh (Charlemagne Prize), i cili konsiderohet si një nga nderimet më të rëndësishme evropiane që prej vitit 1950, për individë dhe institucione me kontribut të spikatur në bashkimin dhe përparimin e Evropës.

Këtë vit, Çmimi i Karlit të Madh 2026 i akordohet ish-Presidentit të Bankës Qendrore Europiane dhe ish-Kryeministrit të Italisë, Profesor Mario Draghi, në vlerësim të rolit të tij vendimtar në ruajtjen e stabilitetit të Unionit Monetar Evropian.

Në të njëjtën kohë, ky vlerësim përcjell edhe një mesazh të qartë politik: se e ardhmja, sovraniteti dhe fuqia e Evropës lidhen ngushtësisht me qëndrueshmërinë dhe forcën e saj ekonomike.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush është problemi; Edi Rama apo Sali Berisha?