Rama takohet me ambasadorin turk: Fokus në forcimin e marrëdhënieve dypalëshe

Kryeministri Edi Rama zhvilloi një takim me ambasadorin e Republikës së Turqisë në Tiranë, Ceyhun Erciyes, ku u vlerësua niveli i lartë i marrëdhënieve mes dy vendeve dhe bashkëpunimi i deritanishëm në disa fusha.

Gjatë bisedës, palët konfirmuan angazhimin e përbashkët për forcimin e mëtejshëm të partneritetit Shqipëri–Turqi, me theks të veçantë në rritjen e bashkëpunimit ekonomik.

Ambasadori Erciyes shprehu kënaqësinë për dinamikën pozitive të marrëdhënieve dypalëshe dhe foli për perspektivën e zgjerimit të tyre në të ardhmen. Takimi u cilësua si pjesë e vazhdimësisë së marrëdhënieve tradicionale miqësore dhe bashkëpunuese mes Shqipërisë dhe Turqisë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?