Restaurohen muret antike pranë shkollës ”Eftali Koçi”, Rama ndan pamjet: Investim për trashëgiminë kulturore

Kryeministri Edi Rama ka publikuar pamje nga punimet që po vijojnë për restaurimin e mureve antike të zbuluara pranë shkollës 9-vjeçare “Eftali Koçi” në Durrës.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Rama ka bërë me dije se ndërhyrja përfshin jo vetëm restaurimin e gjurmëve arkeologjike, por edhe rehabilitimin e zonës përreth.

Sipas kryeministrit, zbulimet arkeologjike në këtë hapësirë kanë nxjerrë në dritë pjesë të sistemit fortifikues të qytetit antik, puse, si dhe mbetje të një akuadukti romak.

Swiss Digital Desktop Reklama

”Vijojnë punimet për restaurimin e mureve antike të zbuluara pranë shkollës 9-vjeçare “Eftali Koçi” në Durrës dhe rehabilitimin e zonës përreth. Zbulimet arkeologjike kanë nxjerrë në dritë pjesë të sistemit fortifikues të qytetit antik, puse dhe mbetje të një akuadukti romak. Një investim i Institutit Kombëtar të Trashëgimisë Kulturore për ruajtjen dhe valorizimin e trashëgimisë arkeologjike, duke e bërë atë të aksesueshme për qytetarët dhe vizitorët”,-shkruan Rama.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?