FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Salah ka dy arsye madhore se përse duhet të luajë pas pak ndaj Uruguait

Mohamed Salah pas më shumë se 60 minutash do të zbresë në fushën e lojës për të luajtur në ndeshjen e parë të fazës së grupeve ndaj Uruguajt. Sulmuesi egjiptian që shkëlqeu në këtë sezon në Liverpool dhe Evropë, duket se është gati për të ndihmuar shokët e tij. Konfirmimi erdhi nga trajneri Cuper një ditë më parë, por edhe vetë futbollisti ndihet mirë dhe nuk kërkon ta humbasë këtë ndeshje.

Por nuk është vetëm gëzimi i premierës në Botëror, Mohamed Salah sot feston edhe ditëlindjen e tij të 26, e cila ndër të tjera përkon edhe ditë e Shenjtë të Bajramit të Madh. Ashtu si edhe të gjithë futbollistët e tjerë të Egjiptit, Mohamed Salah ka qenë shumë strikt në muajin e Ramazanit, pavarësisht problemeve që kishte me dëmtimin.

Swiss Digital Desktop Reklama

Nga viti 2011, Mohamded Salah numëron 57 ndeshje me Egjiptin dhe 33 gola të shënuar.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?