Samiti i demokracisë në Barcelonë, kryeministri Rama takohet me Sanchez
Kryeministri Edi Rama është pritur nga homologu spanjoll Pedro Sanchez.
Rama merr pjesë në mbledhjen e katërt të Samitit “Në Mbrojtje të Demokracisë”, takimi i lartë ndërkombëtar për demokracinë i cili mbahet në Barcelonë.
Rama është takuar me kryeministrin Sanchez ku edhe kanë shkrepur foton familjare. Gjithashtu ditën e sotme kryeminsitri do të takohet edhe me Presidentin e Këshillit Evropian, Antoni Kosta.
Në këtë samit në Barcelonë janë mbledhur udhëheqësit e së majtës globale me synimin për të mbrojtur multila-teralizmin dhe për të mobilizuar lëvizjet e majta kundër së djathtës ekstreme.

KOHA JONË SONDAZH

