Shehaj: Sot u pa hapur degjenerimi i Rilindjes, Vlora do Gysin dhe Tao do kreun e Kuvendit
Kreu i partisë ”Mundësia”, Agron Shehaj, ka reaguar ashpër pas zhvillimeve të fundit në lidhje me SHISH, duke i cilësuar ato si një tjetër dëshmi të asaj që ai e quan “degjenerim të Rilindjes”.
Në një reagim publik, Shehaj ironizon duke shkruar: “Vlora do Gysin, Gysi nuk do Belën, Bela do Taon, Tao do kreun e Kuvendit. Rama do vetëm veten e vet”.
Sipas Shehajt, pas këtyre zhvillimeve qëndron një luftë për pushtet dhe interesa financiare.
“Gjithçka për para dhe pushtet”, shkruan ai, duke shtuar se “degjenerimi i Rilindjes u pa hapur sot para syve të të gjithë shqiptarëve”.

