
As afro 2 orëve përplasje, Policia e Shtetit ka marrë kontrollin e sheshit “Skënderbej”, duke zmbrapsur pjesën më të madhe të protestuesve pas ndërhyrjes me autobotët e ujit dhe dislokimit të trupave të Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë (FNSH). Autobotët kanë hyrë në shesh duke përdorur ujë me presion për të shpërndarë turmën, ndërsa efektivët e FNSH-së kanë avancuar në zonë për të marrë nën kontroll situatën. Pavarësisht ndërhyrjes së policisë, disa protestues vijojnë të qëndrojnë të shpërndarë në sheshin “Skënderbej”.